.st0{fill:#FFFFFF;}

University of Hertfordshire 

Autor: admin

Rreth universitetit:

Hertfordshire University është një universitet publik i vendosur në Hatfield, Hertfordshire, Mbretëria e Bashkuar. Ai u themelua në vitin 1952 si Kolegji Teknik Hatfield dhe fitoi statusin e universitetit në 1992. Universiteti ndodhet në Hatfield, një qytet në veri të Londrës, duke e bërë atë lehtësisht të aksesueshëm për kryeqytetin. Universiteti ka dy kampuse kryesore: College Lane dhe de Havilland. Këto kampuse përfshinë një sërë departamentesh akademike, qendra kërkimore dhe facilitete studentore. Universiteti i Hertfordshire është i njohur për aktivitetet e tij kërkimore, veçanërisht në fusha si astrofizika, robotika dhe kujdesi shëndetësor. Universiteti krenohet me facilitetet moderne, duke përfshirë laboratorët më të fundit, bibliotekat, objektet sportive dhe akomodimin në kampus. Forumi Hertfordshire është një ambjent i njohur për argëtim, organizim të eventeve, koncerteve dhe aktiviteteve studentore. Universiteti ka një larmishmëri studentësh, me një numër të konsiderueshëm studentësh ndërkombëtarë nga mbi 100 vende. Universiteti i Hertfordshire renditet vazhdimisht ndër universitetet më të mira moderne në Mbretërinë e Bashkuar. Është i njohur për vëmëndjen e tij të vecante ndaj punësimit të studentëve prandaj dhe ofron shumë programe që perfshijnë praktikat e punës. Në këtë mënyrë studentët krijojnë lidhjet me industrinë dhe rrisin perspektivat e punësimit pas diplomimit.

Vendodhja: Hertfordshire, Mbretëri e Bashkuar

Bursa: Universiteti ofron bursa të ndryshme në bazë të meritës

Programet Bachelor:

Programet Master:

Pjesëmarrës të ngjashëm:

Regjistrohuni për të marrë njoftime në të ardhmen

>