Mirë se vini!

INedu Fair 
International Education Fair

Përse duhet të merrni pjesë në INedu Fair?

Nëse je nxënës në shkollë të mesme, student në universitet dhe dëshiron të ndjekësh një program bachelor, master ose doktoraturë në ndonjë vend tjetër, INedu Fair është pikënisja më e mirë për ju!

INedu Fair - International Education Fair, një nga ngjarjet më të rëndësishme arsimore të organizuara nga INedu Consultancy në Shqipëri, është vendi ku përfaqësues dhe studentë nga universitetet ndërkombëtare më të kërkuara, profesionistë nga mbi 20 fusha takohen çdo vit me studentë të shkollave të mesme dhe prindërit e tyre.

Takime individuale

Takohuni dhe konsultohuni nga afër me përfaqësues të universiteteve më të mira në botë.  

Këshillim profesional

Diskutoni me konsulentët e INedu për të gjitha aspektet e të studiuarit jashtë vendit.

Informacione për sezonin e ardhshëm të studimeve

Merrni informacion rreth degëve të ofruara, dokumenteve të nevojshme për aplikimin si edhe procedurën dhe afatet e aplikimit.

Këshillim për procedurën e vizave

Mësoni më tepër rreth procedurës së aplikimit për vizën studentore.

Informacion i detajuar rreth bursave

Merrni informacione të detajuara rreth bursave që universitetet pjesëmarrëse ofrojnë.

Informacion për akomodimin

Informohuni rreth opsioneve të ndryshme të akomodimit që ofrojnë universitetet për studentët ndërkombëtarë.

Njoftime

September 21, 2023

September 14, 2023

September 21, 2022

July 29, 2022

Hapat e regjistrimit

1

Regjistrimi (Falas)

Për të marrë pjesë në Panair, nevojitet regjistrimi. Ju mund ta regjistroheni tani online, për të shmangur pritjen në rradhë. Ose mund tose mund të regjistroheni ditën e panairit regjistroheni ditën e panairit te hyrja e eventit.

2

Konfirmimi

Mbasi të kryeni procesin e regjistrimit, do t'ju vijë një konfirmim paraprak me email ku do jenë të dhënat tuaja si dhe bileta e pjesëmarrjes në Panair. Biletën mund ta printoni paraprakisht ose ditën e eventit tek hyrja.

3

Pjesëmarrja

Ditën e Panairit duhet të paraqiteni fizikisht. Pjesëmarrja është falas. Duhet të keni biletën tuaj ose minimalisht numrin tuaj të regjistrimit që duhet t'ju ketë ardhur me email në momentin e regjistrimit. Nëse jo, mund ta nxjerrim dhe ne nga sistemi atë ditë.

Pyetje të shpeshta

Kur mund të regjistrohem?

Regjistrimet janë të hapura që sot, ndaj mos nguroni. Pasi të regjistroheni do mund të merrni njoftime rreth zhvillimit të eventit.

A mund të marrë pjesë në panair pa qenë regjistruar paraprakisht?

Po, sigurisht, mund të merrni pjesë në panair. Ju do regjistroheni te hyrja e eventit.

Si funksionon regjistrimi?

Regjistrimi mund të bëhet online nëpërmjet faqes tonë. Hapat e regjistrimit mund t'i gjeni këtu poshtë.

A është pjesëmarrja me pagesë?

Hyrja dhe Pjesëmarrja në panair është tërësisht pa pagesë (falas), mjafton vetëm të regjistroheni për të marrë njoftime në lidhje me eventin.

Pjesëmarrësit

Page [tcb_pagination_current_page] of [tcb_pagination_total_pages]

Vendi: Mak Hotel Tirana

>