Rreth universitetit:
KEDGE Business School është një nga shkollat e biznesit më të mëdha në Francë. Shkolla është themeluar në vitin 2013 nga bashkimi i dy shkollave të njohura franceze të biznesit: BEM (Bordeaux Management School) dhe EUROMED Management. KEDGE është vlerësuar si nje ndër shkollat më të mira të biznesit në Europë dhe gjithashtu është trefish e akredituar nga Equis, AMBA dhe AACSB. KEDGE zotëron 4 kampuse modern në Marseille, Bordeaux, Paris, Taulon . Cdo kampus ofron facilitete bashkëkohore duke siguruar kushtet e duhura për një zhvillim inovativ të mësimdhënies. Profesorët e shkollës bashkëpunojne me 8 qendra studimesh duke promovuar mësimdhënien përmes kërkimeve shkencore në programet universitare dhe pasuniversitare. Metodologjia e mësimdhënies ndërkombëtare është fokusi i instucionit ,i cili përmes 309 partneriteteve universitare, i ofron studentëve një gamë të gjerë mundësish për programe shkëmbimi dhe diploma të dyfishta. Në KEDGE aktualisht studiojnë mbi 14,800 studentë , ku rreth 23% jane studentë ndërkombëtarë. Disa nga renditjet që shkolla ka ndër vite janë:
Ranked 7th best French Business School (Financial Times 2023)
Ranked 2nd for MSc International Business (EdUniversal 2023)
Ranked 2nd best French Business School for research in Business Administration (Shanghai World Global Ranking 2022)
Vendodhja: Francë
Akomodimi: Universiteti ka partneritet me rezidenca të ndryshme studentore. Stafi I universitetit i ndihmon studenët të rezervojnë akomodimin sipas nevojave të tyre.
Bursa: KEDGE ofron një sërë bursash akademike dhe financiare për studentët.
Programet bachelor:
- Management
- International BBA
- International Foundation Programme (IFP)
- International Year One (IY1)
Programet Master:
- Arts & Creative Industries Management
- Banking & Finance
- Business Engineer
- Business Transformation for Sustainability
- Corporate Finance
- Creativity & Design Management
- Data Analytics for Business
- Digital Marketing & Sales
- International Business
- International Trade & Logistics
- ISLI - Global supply chain management
- MAI - International purchasing & innovation management
- Marketing