.st0{fill:#FFFFFF;}

5 arsyet përse duhet të studioni në Kanada 

Nga  admin

Gjithmone e me shume Kanadaja po behet nje nga destinacionet me te kerkuar nga studentet nderkombetare. Kanadaja njihet si nje nga vendet me sistemin arsimor me te zhvilluar ne bote, vecanerisht per programet Bachelor dhe Master.

1. Sistem Cilësor Arsimi me një numër të madh degësh në dispozicion si dhe opsione për bursa dhe ndihmë financiare.

Kanadaja ka nje sistem cilesor arsimi pasi dhe vete shteti investon shume ne kete fushe. Universitetet ne Kanada renditen nder universitetet me te mira ne bote. Ato ofrojne nje shumellojshmeri degesh si per Bachelor ashtu edhe per Master. Tarifat ne Kanada jane te perballueshme per studentet nderkombetare por gjithashtu ata mund te aplikojne edhe per mundesi bursash apo ndihme financiare. Gjate viteve te studimit, studentet nderkombetare kane mundesi gjithashtu te punojne 20 ore ne jave ne baze te vizes studentore.

2. Mundësi për të mësuar dhe praktikuar dy gjuhë zyrtare, Anglisht dhe Frengjisht.

Gjiuhet zyrtare ne Kanada jane Anglishtja dhe Frengjishtja. Gjate studimeve ne Kanada studentet kane mundesi ti mesojne dhe praktikojne te dyja keto gjuhe.

3. Vend mikpritës me një ambjenti multikulturor.

Kanadaja mirepret cdo vit nje numer te madh studentesh nga e gjithe bota. Duke jetuar dhe studiuar ne Kanada ju do te keni mundesine te jeni pjese e nje ambjenti multikulturor dhe me nje diversitet te madh. Do te njiheni me njerez nga e gjithe bota dhe do te shkembeni eksperienca tuaja. Kanadaja eshte nje nder ato vende qe njihet per rendesine e vecante qe i kushton te drejtave te njeriut prandaj dhe eshte vendi ku ju mund te shprehni lirisht mendimet tuaja, pa u ndier te gjykuar.

4. Mundësi punësimi në përfundim të studimeve si dhe do të keni të drejtën të aplikoni për tu bërë rezidentë i përhershëm.

Ne perfundim te studimeve ju do te keni mundesi te aplikoni per pune. Kanadaja eshte nder te paktat vendet qe i jep te drejten studenteve nderkombetare te vazhdojne te qendrojne, jetojne dhe punojne ne Kanada pasi te kene perfunduar studimet e tyre. Gjithashtu studentet nderkombetare do te kene lehtesira ne proceduren e aplikimit per tu bere rezidente te perhershem ne Kanada.

5. Kanadaja është një nga vendet më të sigurta në botë për të jetuar.

Kanadaja eshte e njohur jo vetem per cilesine e jetese por gjithashtu edhe per sigurine qe u ofron njerezve. Ajo konsiderohet si nje nga vendet me te sigurta ne bote. Shumellojshmeria e aktiviteteve sociale, natyra e jashtezakonshme, si dhe mundesite e zgjedhjes, e bejne Kanadane vendin ideal per te studiuar dhe jetuar.

Pjesëmarrës të ngjashëm:

Regjistrohuni për të marrë njoftime në të ardhmen

>