.st0{fill:#FFFFFF;}

Coventry University 

Nga  admin

Rreth Universitetit:

Coventry University është një universitet me te medhaja dhe moderne ne Mbreterine e Bashkuar. Ai ka nje tradite mbi 175 vjecare ne ofrimin e mesimdhenies cilesore te arsimit te larte. Kampusi universitar ndodhet në qendër të qytetit te Coventry dhe është vazhdimisht në zhvillim. Ai i ofron studenteve të vetë pajisjet më moderne në të gjitha disiplinat akademike, duke përfshirë laboratorët e lëndëve shkencore, studiot artistike, qendrat e informatikës etj. Coventry ka një nga fakultetet më të vjetra të Arteve dhe Design dhe bibliotekën më të madhe të MB për botime periodike dhe pajisje multimediale (një investim prej 16 milion £). Pervec kampusit kryesor ne qytetin e Coventry, universiteti zoteron edhe kampusin ne Londer, I cili ofron disa nga programet me te mira bachelor dhe master ne fushen e biznesit. Coventry University renditet i 15-ti sipas The Guardian University Guide 2020 dhe për 7 vite rradhazi universiteti është vlerësuar si TOP UK Modern University. 97% e studentëve të diplomuar me sukses punësohen në kompani të njohura ndërkombëtare. Universiteti ka partneritet me kompani të mirënjohura si Jaguar Land Rover, GE Aviation, PwC, DHL and Intel, në të cilat janë punësuar disa nga të diplomuarit e vetë.

Vendodhja: Coventry, Londer

Akomodim: Universiteti ka 14 konvikte të veta në Coventry. Për sa i përket kampusit në Londër, universiteti kujdeset për të siguruar opsione të ndryshme akomodimi sipas buxhe­tit.

Bursa: Studentët mund të përfitojnë bursa të ndryshme merite në bazë të rezultateve akademike deri në vlerën £1500.

Programet Kryesore:

Programe Bachelor:

  • Biological &Chemical Sciences
  • Biomedical Science
  • Automotive Design
  • Aviation Management
  • Economics
  • Business, Accounting & Finance
  • Advertising and Marketing
  • Transport Management and Logistics
  • Journalism and Media
  • Civil Engineering
  • Architecture
  • Graphic Design
  • International Law
  • International Hospitality and Tourism
  • Psychology
  • Computers, Networking and Communications Technology
  • Games Technology
  • Computer Science
  • Programe Master:

  • MBA in Entrepreneurship and Innovation
  • MBA in Global Business
  • MBA in Aviation Management
  • MBA in Global Financial Service
  • MBA in Information Technology
  • Banking and Finance
  • MBA in Logistics
  • MBA in Marketing
  • MBA in Oil and Gas Management
  • International Business Management
  • Design and Transport
  • Graphic Design
  • Illustration and Animation
  • Engineering Business Management
  • Civil Engineering
  • Human Resource Management
  • Diplomacy Law and Global Change
  • Cyber Security Management
  • Aerospace Engineering
  • Pjesëmarrës të ngjashëm:

    Regjistrohuni për të marrë njoftime në të ardhmen

    >