.st0{fill:#FFFFFF;}

University of York 

Nga  admin

Rreth universitetit:

University of York është themeluar në vitin 1963 dhe njihet si një universitet lider në fushën kërkimore kryesisht në sistemin shëndetësor por edhe në fushën e robotikës. York është pjesë e universiteteve Russel Group dhe ofron një përsosmëri akademike në mësimdhënie. Universiteti I jep mundësinë studentëve të studiojnë në një ambjent frymëzuese dhe të realizojnë ambiciet e tyre akademike dhe profesionale. Gjithashtu, ata kanë mundësine të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të shohin gjërat nga një prespektivë ndryshe. Universiteti bashkëpunon me kompani dhe institucione të ndryshme në mbarë botën, duke krijuar kështu mundësitë për studentët e vet të zhvillojnë disa praktika pune. University of York është cilësuar si një ndër 20 universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar (Complete University Guide 2022) dhe ndër 160 Universitetet më të mira në botë (QS World University Rankings 2022). York është fitues gjashtë herë i çmimit Queen Anniversary Prize dhe Times Higher Education Awards. Aktualisht në të studiojnë rreth 20,435 studentë nga mbi 150 nacionalitete të ndryshme.

Vendodhja: Kampusi kryesor është në juglindje të York-ut me një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit.

Akomodimi: Studentët e University of York akomodohen në kampusin e universitetit I cili ofron të gjitha facilitetet e duhura për të bërë jetesën e studentëve sa më të këndshme. Universiteti ka opsione të ndryshme akomodimesh dhe stafi ndihmon studentët të zgjedhin akomodimin që i përshatet interesave të tyre.

Bursa: Universiteti ofron bursa në bazë të meritës

Programet Kryesore:

Programe Bachelor:

  • Accounting, Business Finance and Management
  • Bioarcheology
  • Computer Science with Cyber Security
  • Biology
  • Business and Management
  • Chemistry
  • Economics and Econometrics
  • Environmental Science
  • Genetics
  • Law
  • Marketing
  • Natural Sciences
  • Physics
  • Nursing
  • Pjesëmarrës të ngjashëm:

    Regjistrohuni për të marrë njoftime në të ardhmen

    >