Të gjithë nxënësit që janë të interesuar për studime jashtë Shqipërisë kanë një mundësi të mirë për tu njohur me disa prej institucioneve arsimore cilësore në mbarë botën. INedu Fair (International Education Fair) hap dyert e edicionit të tij të parë me datë 8 Tetor pranë ambienteve të Xheko Imperial Hotel. Të pranishëm në këtë event do të jenë përfaqësues të rreth 40 institucioneve arsimore, shkolla të mesme, universitete dhe kampe verore nga Europa, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanada. Prindër, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të programeve bachelor ose master do të kenë mundësi për të zhvilluar takime individuale me përfaqësuesit e institucioneve arsimore elitare të cilët do ti përgjigjen të gjitha pyetjeve rreth studimeve jashtë vendit, kriteret e pranimit, dokumentat që duhet të përgatisni për një aplikim të suksesshëm dhe mundësitë për bursa.
Edhe pse jetojmë në epokën dixhitale, ne besojmë se prania fizike është shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për këshillimin akademik të studentëve. Prandaj mendojmë se ky panair do te ishte me vlerë për ju për disa arsye:
Këshillim direkt me përfaqësuesit e rreth 40 institucioneve arsimore nga Europa, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanada për programet e studimit, kriteret e pranimit, tarifat e shkollës, bursat.
Këshillim direkt për përgatitjen e dokumentave për aplikim.
Këshillim direkt me konsulentët e INedu Consultancy për çdo paqartësi që mund të keni lidhur me studimet jashtë vendit.
Kush jemi ne:
INedu Fair (International Education Fair) organizohet nga INEDU Consultancy.
INedu Consultancy bazohet në një përvojë disa vjeçare në fushën e arsimit jashtë vendit, si dhe në bashkëpunimin me shkolla dhe Universitete në të gjithë botën. INedu Consultancy i ofron nxënësve Shqiptarë, informacion, këshillim dhe asistencë në procesin e pranimit në Institucione Arsimore elitare për shkolla të mesme, kampe verore dhe Universitete në Europë, SHBA dhe Kanada.