.st0{fill:#FFFFFF;}

Geneva Business School 

Nga  admin

Rreth universitetit:

Geneva Business School është themeluar në vitin 1995, dhe që prej asaj date, ajo eshte transformuar nga një shkollë me një kampus të vetëm në një shkollë me disa kampuset të avancuara në Gjenevë, Barcelonë dhe Madrid. Geneva Business School aspiron të zgjerohet edhe më tej në vitet e ardhshme.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, anëtarët e fakultetit që njihen për profesionalizmin e tyre, kanë udhëhequr studentët e programeve Bachelor dhe Master, si brenda klasës ashtu edhe gjatë aktiviteteve jashtë kampusit. Kjo qasje ofron një përvojë gjithëpërfshirëse të të mësuarit 360º, duke i përgatitur plotësisht studentët për kërkesat e tregut bashkëkohor të punës.

Duke demonstruar një përkushtim për t’iu përshtatur kërkesave moderne arsimore, shkolla aktualisht është në procesin e zgjerimit të rrjetit të saj të kampusit, duke përfshirë teknologjitë e reja në klasa dhe duke zhvilluar kurse të reja që plotësojnë nevojat e studentëve.

I dalluar nga shtrirja e tij globale, komuniteti ndërkombëtar i shkollës shërben si një platformë unifikuese për studentët dhe profesorët që vijnë nga më shumë se 100 kombësi të ndryshme.

Geneva Business School renditet ndër 52 shkollat më të mira në botë për sa i përket fushës së biznesit (CEOWORLD Magazine) dhe është akredituar 3 herë me cmimin Palmes of Exellence nga Eduniversal International Scientific Committee

Vendodhja: Madrid, Barcelonë – Spanjë

Akomodimi: Shkolla sugjeron 3 lloje akomodimi, apartamente me qera, rezidenca studentore dhe qëndrim me host family.

Bursa: Shkolla ofron bursa dhe mbështetje financiare në bazë të meritës

Programet Kryesore:

Me mbi 25 vjet arsim me cilësi zvicerane, Geneva Business School i ka udhëhequr studentët si brenda klasës ashtu edhe në evente jashtë kampusit, duke ofruar një përvojë mësimi të plotë që i përgatit studentët për t’u bërë gjenerata e ardhshme e liderëve realë të biznesit. Shkolla ofron dy sezone, atë të vjeshtës dhe të pranverës, dhe programi dhe lëndët janë të zhvilluara 100% në anglisht në secilin prej kampuseve të shkollës.

Bachelor of International Management – Geneva Business School ka implementuar modelin e të mësuarit nëpërmjet projekteve, ditëve të dedikuara për këshillimin e karrierës, webinareve dhe konferencave. Institucioni ofron një platformë gjithëpërfshirëse të krijuar për të nxitur zhvillimin e individëve dhe për ti bërë ata liderë të përgjegjshëm. Me teknologjinë më të fundit të integruar në të gjitha kampuset, Geneva Business School krijon një rrjet dinamik që synon formimin dhe zhvillimit e aftësive drejtuese të secilit individ.

Në mbarim të vitit të tretë studentët pajisen me dy diploma bachelor: Bachelor of International Management nga Geneva Business School dhe Bachelor of Science in Business & Management nga University of Derby.

Master of International Management – Ky program ju jep mundësinë të përfshiheni plotësisht në fushën e biznesit duke ofruar një përvoje unike. Lëndët kryesore përfshijnë një gamë të larmishme, duke përfshirë Entrepreneurship for Social Impact, Supply Chain and Logistics Management, gjithashtu edhe Business Finance & Accounting.

Programi zgjat 1 vit e gjysëm ose 3 semestra.

Master of Business Administration – Ky program është I përqendruar në mësimin praktik si dhe ofron fleksibiliteti në oraret e klasave. Pra, studentët zgjedhin klasat e mbasdites të kryera pas orarit të punës duke i lehtësuar angazhimet e tyre të karrierës me studimet. Profesorët kanë një qasje individuale dhe cdo studenti i ofrohet këshillim individual ne lidhje me karrierën nga profesori i tij kujdestar. Në këtë mënyrë, shkolla synin të nxisi realizimin e aspiratave individuale. Programi MBA jo vetëm që jep njohuritë akademike në fushën e biznesit, por gjithashtu ai kultivon një përvojë praktike, duke i ndihmuar studentët e diplomuar të përshtaten më së miri në tregun e punës.

Programi zgjat 1 vit e gjysëm ose 3 semestra dhe ofrohet vetëm gjatë sezonit të pranverës. Kampuset që e ofrojnë janë ai i Barcelonës dhe i Gjenevës.

Pjesëmarrës të ngjashëm:

Regjistrohuni për të marrë njoftime në të ardhmen

>