.st0{fill:#FFFFFF;}

City University London 

Nga  admin

Rreth Universitetit:

City University of London është një nga universitetet më të mira në UK, me një eksperiencë mbi 125 vjecare në ofrimin e arsimit të lartë cilësor. Universiteti ndodhet shumë pranë zonës financiare të Londrës. I mirënjohur për fakultetin e biznesit Bayes Business School dhe partner me mbi 5000 kompani të ndryshme ndërkombëtarë, City University është vendi ideal për studentët që synojnë të ndërtojnë një karrierë në të ardhmen. Aktualisht në universitet studiojnë mbi 22000 studentë nga mbi 160 vende të ndryshme të botës. City university of London është I njohur për programet në fushën e binzesit. Për degën në Business and Management City është vlerësuar ndër 100 universitetet më të mira në botë (QS World University Rankings by Subject 2020). Gjithashtu disa prej programeve bachelor dhe master më të vlerësuara dhe të kërkuara nga studentët janë: Actuarial Science, Aeronautical Engineering, Computer Science, International Political Economy, Law, Journalism, Media and Communications, Accounting and Finance, Engineering. City University of London është anëtar i University of London, një nga universitetet më të vjetra dhe më të mëdha në Mbreterinë e Bashkuar. Universiteti renditet I dyti në botë në Actuarial Science (UNL Global Research Rankings of Actuarial Science and Risk Management & Insurance 2019), I 10 në UK për Accounting and Finance dhe Communication and Media Studies (QS World University Rankings by Subject 2020), si edhe ndër 5 universitetet më të mira në Londër për kënaqësine studentorë (The Complete University Guide 2021).

Vendodhja: London

Akomodimi: Universiteti ka 4 rezidenca të ndryshme të cilat ofrojnë akomodim në Londër. Stafi I universitetit i ndihmon studentët të zgjedhin akomodimin që I përshtatet interesave që ata kanë.

Bursa: Ofron bursa merite për studentët me rezultate të larta akademike.

Programet Kryesore:

Programet Bachelor:

  • BSc (Hons) Accounting and Finance
  • BSc (Hons) Actuarial Science
  • BEng (Hons) Aeronautical Engineering
  • BSc (Hons) Banking and International Finance
  • BSc (Hons) International Politics
  • BEng (Hons) Biomedical Engineering
  • BSc (Hons) Business Management
  • BEng (Hons) Civil Engineering
  • BSc (Hons) Computer Science
  • BSc (Hons) Criminology and Psychology
  • LLB (Hons) Law
  • Programet Master:

  • MSc Advanced Mechanical Engineering
  • MSc Business Economics
  • MSc Construction Management
  • MSc Civil Engineering Structures
  • MSc Cyber Security
  • MSc Data Science
  • MSc Criminology and Criminal Justice
  • MSc Information Science
  • LLM International Banking and Finance Law
  • MA International Politics
  • MSc Project Management, Finance and Risk
  • MSc Software Engineering with Cloud Computing
  • Pjesëmarrës të ngjashëm:

    Regjistrohuni për të marrë njoftime në të ardhmen

    >